Telegrafi

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë në Kiev, për të takuar presidentin Zelensky

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë të gjithë në Kiev më vonë për të takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vizita u konfirmua nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit ishte “konfirmimi i mbështetjes së qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.

Siç thuhet në një njoftim, kryeministri polak Mateusz Morawiecki së bashku me kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Fiala, si dhe kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha do të shkojnë sot në Kiev si përfaqësues të Këshillit Evropian për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmyhal.

“Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, ka thënë më tej ai.

Lexo po ashtu "Lufta duhet të përfundojë deri në fillim të majit" - këshilltari presidencial ukrainas jep dy versionet e mundshme se si do të ndodhë një gjë e tillë

Ndërkohë kryeministri çek shtoi se vizita zyrtare e Këshillit Evropian kishte për qëllim ripërsëritjen e mbështetjes për lirinë dhe pavarësinë.

Një vizitë e tillë vjen në ditën e 20-të, kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Lexo po ashtu Musk 'sfidon Putinin me një luftë një me një’ - fituesi merr Ukrainën!

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian. /Telegrafi/