Site icon Telegrafi

“Kryekomandant Vedati dhe prift Ermali” (Foto)

Dy aktorët e shumëpëlqyer shqiptarë, Vedat Bajrami dhe Ermal Mamaqi, do të jenë pjesë e serialit më të ri që do të transmetohet në Digitalb.

Projekti mban titullin “Skënderbeu” dhe pritet të përfshijë disa prej emrave të njohur të skenës shqipe.

“Seriali Skënderbeu. Kryekomandanti dhe Prifti. Së shpejti në Digitalb”, ka shkruar Ermali në një postim në rrjetet sociale.

Postimit ia ka bashkëngjitur një fotografi në të cilën shfaqen dy aktorët e njohur gjatë xhirimeve.

Ndërkohë, ditë më parë edhe Vedati ka postuar një fotografi nga xhirimet.

“Dita e dytë e xhirimeve. Seriali komik ‘Skënderbeu’, projekt i madh i përkrahur nga produksioni Femrat në bashkëpunim me Digitalb. Unë në mbrojte të Kështjellës po e vështroj armikun”, kishte shkruar aktori nga Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version