Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, të dielën e 12 marsit do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Kryediplomati grek fillimisht do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.
Më pas, Dendias do të takohet me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në një drekë të shtruar nga ky i fundit për nder të tij.
Ndërsa, në fund ai do të takohet me homologen e tij në Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Telegrafi/