Ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve themeluese të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim krize rreth të ardhmes së BE-së, një ditë pasi britanikët votuan që vendi i tyre të dal prej BE.
Takimi në Berlin, i pari për këtë krizë gjatë javës së ardhshme, mbledh kryediplomatët e Gjermanisë, Francës, Italisë, Belgjikës, Holandes dhe Luksemburgut.
Pas publikimit të rezultateve të “BREXIT”, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francoise Hollande kanë bërë thirrje për reformimin e BE-së me qëllim që blloku të mbijetojë ndarjen me Britaninë.
Lidetët evropianë duan të sigurohen që tranzicioni në aspektin ekonomik, politik dhe social të jetë sa me pak i dhimbshëm që është e mundshme.
Ata e kanë nënvizuar rëndësinë e tranzicionit me qëllim të zvogëlimit të paqartësive për tregun financiar i cili pësojë humbje pas publikimit të rezultateve më 24 qershor të referndumit britanik.
Liderët e BE gjithashtu kanë sinjalizuar nevojën për të ruajtur unitetin e 27 vendeve anëtare pas largimit të Britanisë.
Në deklaratat e dhëna për mediat gjermane, presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka shprehur shqetësimin se ‘populistët’ anti BE ne vende të tjera do të mund të bëjnë presion për mbajtjen e referendumeve të njëjta, të nxitura nga votimi i mbajtur në Britani, me qëllim të daljes edhe të shteteve të thera nga Bashkimi Evropian.