Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të martë në ambientet e Prokuroria e Posaçme SPAK.
Vetë kryebashkiaku Veliaj deklaroi pak ditë më parë se do të paraqitej vullnetarisht në prokurorinë e posaçme për të dorëzuar disa dosje dhe informacione.
Jashtë mjediseve të SPAK, ardhjen e Veliajt në prokurori e prisnin edhe ish-deputeti Klevis Balliu me disa simpatizantë te PD me te cilët kryebashkiaku ka shkëmbyer fjalë. /Telegrafi/