Telegrafi

Menduan se po flisnin me homologun e tyre në Kiev, kryebashkiakët e vendeve evropiane u mashtruan nga Klitschko i rremë

Një Vitaliy Klitschko i rremë ka telefonuar gjatë këtyre ditëve një numër të madh të kryetarëve të kryeqyteteve të shteteve evropiane.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeredaktori i gazetës gjermane, Bild, Paul Ronzheimer, i cili ka zbardhur disa prej rasteve.

Kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig nuk e kuptoi gjatë gjithë bisedës se nuk po fliste me homologun nga Kievi.

Ndërkohë, kryetarët e kryeqytetit spanjoll, Madrid, gjegjësisht të Gjermanisë, Berlin këtë e kuptuan pas 30 minutash bisede, bën të ditur reporteri gjerman përmes rrjeteve sociale.

Tashmë ka reaguar edhe vetë, Klitschko duke pohuar se nuk kam nevojë për përkthyes pasi që di të komunikojë në disa gjuhë të huaja.

Kujtojmë se muaj më parë rrjeti social, Facebook fshiu një video të rreme ‘deepfake’ të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lexo po ashtu Facebook fshiu një video të rreme ‘deepfake’ të presidentit Zelensky - për disa urdhra që ai nuk i kishte dhënë në realitet

Ky i fundit përmes një modifikimi të pamjeve dhe zërit dëgjohet duke deklaruar se Ukraina ka “vendosur t’ia kthejë Rusisë rajonin e Donbasit” dhe se përpjekjet e vendit për luftë kishin dështuar.

Ndryshe, Rusia po vazhdon edhe më tutje që përmes propagandës të ndikojë edhe në luftë duke shpërndarë lajme të rreme. /Telegrafi/