Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka vazhduar t’iu bëjë thirrje konsumatorëve të saj për pagesën e borxheve për shërbimet e ujit.
Sipas KRU-së, të gjithë ata konsumatorë që nuk e bëjnë pagesën do të shkyçen.
“Ju që nuk jeni pagues të rregullt apo fare, të pagesave për shpenzimin e ujit, me keqardhje ju informojmë që do të shkyçeni nga shërbimet e furnizimit me ujë. Filloni nga sot, sepse ne jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit. Drejtohuni në pikat tona dhe ne kemi lehtësira për kryerjen e obligimeve tuaja financiare”, njofton KRU-ja.
Në fund, kompania thotë se do të janë të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal.
“Të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit”, përfundon kompania. /Telegrafi/