Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.
Ky aksion ka filluar më 1 shkurt 2019 dhe si i tillë do të vazhdojë deri në muajin dhjetor 2019.
“Ne kemi intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit/shkyçje të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat, etj., dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin familjar, pasi që vërejtja me shkrim. Është 3.24 euro, shkyçja dhe rikyçja e ujit është 20 euro, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 për qind në vlerën totale të borxhit të akumuluar”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, përcjell Telegrafi.
Në fund, kompania i falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa. /Telegrafi/