Site icon Telegrafi

Kroos zgjedh trajnerin e tij më të mirë në karrierë, nuk është Ancelotti

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është një nga temat kryesore të bisedës në kryeqytetin spanjoll këtë sezon. Ylli gjerman po luan futbollin e tij më të mirë ndër vite dhe megjithatë paralelisht është çështja e hapur nëse ai do të pensionohet në fund të sezonit apo do të vazhdoj të luajë ende.

Me Real Madridin që shpesh shtyn më lart në fushë dhe shtimin e Aurelien Tchouameni, Kroos është kthyer në më të mirën e tij në mesfushë, duke zhvilluar lojën për Los Blancos.

Loja e gjermanit e çon Real Madridin më larg nga stil kundërsulmues, i cili ndoshta nuk është pika e fortë e Kroos.

Në fakt, menaxheri që ndoshta më së shumti vlerëson kontrollin në nivelin më të lartë të futbollit është po ai që Kroos e përzgjodhi si më të përshtatshmin për të si lojtar.

“Guardiola luftoi deri në ditën e fundit për të më mbajtur në Bayern. Nëse duhet të zgjidhni një trajner që është perfekt për lojën time, ai është Guardiola. Më pëlqeu vërtet viti me të, ai më përmirësoi shumë”, ka thënë Kroos për në emisionin Universo Valdano në Movistar+.

Kroos dhe Pep Guardiola punuan vetëm për një vit te Bayern Munich në sezonin 2013/14, përpara se ai të shitej te Real Madridi për një tarifë çuditërisht të ulët prej 25 milionë euro.

Bayern më pas vazhdoi të zëvendësojë Kroos me Thiago Alcantara të Liverpoolit. /Telegrafi/

Exit mobile version