Telegrafi

Kronologji e medaljeve olimpike të Kosovës nga ambasada e ShBA-së – nderohet Nora, Distria dhe Majlinda

Foto: U.S. Embassy Pristina, Kosovo/Facebook

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e fituar në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Xhudistja jonë e fitoi medaljen e tretë të artë në histori të vendit tonë, derisa garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane ka uruar xhudisten nga Peja për këtë të arritur historike për të.

Urime Nora Gjakova, kampionia e tretë e medaljes së artë në Kosovë, kampione olimpike e xhudos. Ashtu si Majlinda dhe Distria para saj, fitorja e Norës i demonstron botës atë që dimë tashmë: Gratë kosovare janë të forta dhe të vendosura – të gatshme për ta çuar vendin e tyre drejt madhështisë”, thuhet në shkrimin e ambasadaë.

Kujtojmë se Nora dhe Distria e arritën këtë sukses në këto lojëra, derisa medalja e Majlindës erdhi në Lojërat Olimpike të mbajtura në vitin 2016 në Rio. /Telegrafi/