Kroacia e ka përmbysur rezultatin 2-1 ndaj Shqipërisë në kuadër të fazës së grupeve në Euro 2024.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e tanëve, duke mbajtur një dominim të plotë në çdo repart.
Edhe 45 minutat e dytë nisën me tempo të lartë, por që Kroacia vazhdoi të kërkonte më shumë.
Kroatët e arritën golin e barazimit në minutën e 74-të, kur Ante Budimir asistoi te Andrej Kramaric për rezultatin 1-1.
Kroacia nuk u ndal me kaq dhe përmbysi rezultatin kur në minutën e 76-të Klaus Gjasula ishte i pafat dhe realizoi auto-gol. /Telegrafi/
🚨🚨| GOAL: CROATIA HAVE TAKEN THE LEAD AGAINST ALBANIA!!
Croatia 2-1 Albania
— CentreGoals. (@centregoals) June 19, 2024
🚨🚨| GOAL: KRAMARIC WITH THE EQUALISER!!!
Croatia 1-1 Albania
— CentreGoals. (@centregoals) June 19, 2024