Përfaqësuesja e Kroacisë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ pas fitores në penallti ndaj Danimarkës.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, kurse në vazhdime asnjëra skuadër nuk shënoi gola.
Golin e vetëm për Danimarkën e shënoi Mathias Jorgensen në minutën e parë, por lojtari më i mirë për danezët ishte Kasper Schmeichel.
Schmeichel ishte ai që në minutën e 115-të mbrojti penalltinë e Luka Modric. Me këtë rast numri një danez ishte edhe lojtari i ndeshjes.
Për Kroacinë shënoi Mario Mandzukic në minutën e katër, ndërsa më i miri ishte Ante Rebic.
Por, me notë të lartë u vlerësuan edhe Ivan Rakitic, Domagoj Vida dhe portieri Danijel Subasic.
Në çerekfinale Kroacia do të luajë kundër Rusisë, kurse më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/