Site icon Telegrafi

Krizë te Real Madridi – pesë lojtarë të lënduar para se të fillojë sezoni i ri i La Liga-së

Kjo verë kishte filluar shumë mirë për Real Madridin, Pa sezonit zhgënjyes që kishin, Los Blancos nuk humbën kohë që ta përmirësonin skuadrën.

Skuadra spanjolle kishte arritur marrëveshje në mars me Porton për transferimin e Eder Militaos, derisa Luka Jovic arriti më 12 qershor në Santiago Bernabeu.

Ferland Mendy ishte lojtari i radhës që iu bashkua Real Madridi, për të pasuar me pas me 18-vjeçarin, Rodrygo Goes.

Zinedine Zidane (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Të gjitha këto transferime u kompletuan para se të përfundonte muaji qershor. Muaji korrik filloi me transferimin e tyre të madh. Eden Hazard e kompletoi kalimin në Bernabeu nga Chelsea për 100 milionë euro.

Zidane i kompletoi këto pesë transferime, mirëpo tani po përballet me një numër të lartë të lojtarëve të lënduar.

Lexo po ashtu Reali lëshon njoftim zyrtar rreth lëndimit të Courtoisit

Thibaut Coutois (lëndim në kyçin e këmbës së majtë), Ferland Mendy (lëndim në kofshë), Brahim Diaz (tërheqje muskulore), Marco Asensio (këputej e ligamenteve të gjurit dhe Luka Jovic (lëndim në kyçin e këmbës).

Pesë lojtarët e lënduar pritet që të mungojnë në startin e sezonit të ri në La Liga, e që natyrisht se trajneri francez ndihet i shqetësuar. /Telegrafi/

Exit mobile version