Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur sot se ndihet shumë krenar që Shqipëria, pavarësisht se është vend i vogël, është dëgjuar me respekt krahë vendeve të mëdha të botës në mbështetje të Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në një njoftim në Twitter, Rama ka theksuar se Shqipëria ka ditur të shikohet me respekt në NATO, të trajtohemi me respekt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i është gjendur me shumë respekt Ukrainës.
Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës????
— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2022
Rama ka shtuar gjithashtu se disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete.
“Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!”, ka nënvizuar Rama. /Telegrafi/
Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!
— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2022