Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, aktualisht nuk i ka në dispozicion tetë lojtarë, ndërsa mund të udhëtojë drejt Italisë me vetëm dy lojtarë rezervë nga skuadra e parë.
Los Blancos kanë konfirmuar se Dani Carvajal e ka lënduar muskulin, ndërsa lista e të lënduarve përbëhet nga emra, si Eder Militao, Sergio Ramos, Marcelo, Federico Valverde, Alvaro Odriozola, Eden Hazard e Rodrygo.
Këta lojtarë do të mungojnë në ndeshjen e La Ligas ndaj Real Valladolidit, ndërsa shumë prej tyre mund të mos jenë në dispozicion edhe për sfidën ndaj Atalantas – njofton TMW.
Thibaut Courtois në portë – Lucas Vazquez, Raphael Varane, Nacho e Ferland Mendy, në mbrojtje – në mesfushë Casemiro, Luka Modric e Toni Kroos – si dhe në sulm Marco Asensio, Karim Benzema e Vinicius Junior – janë lojtarët që pritet të startojnë ndaj Valladolidit.
Vetëm Isco dhe Mariano Diaz janë dy lojtarët e ekipit bazë në dispozicion për bankën rezervë.
Zidane do të shpresoj që të rikuperohen disa nga të lënduarit për ndeshje e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas. /Telegrafi/