Site icon Telegrafi

Kritiku i Putinit, Igor Girkin akuzohet për nxitje të veprimtarisë ekstremiste

Prokurorët rusë i kanë kërkuar gjykatës së Moskës që t’i shqyrtojë masën e paraburgimit Igor Girkinit, ultra-nacionalisti rus që përkrah luftën në Ukrainë, por edhe kritikon Vladimir Putinin, ndaj akuzave për nxitjen e aktivitetit ekstremist.

Igor Kirkin i njohur gjithashtu edhe si Igor Strelkov, ka akuzuar më parë presidentin rus për dobësi dhe pavendosmëri për pushtimin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Gruaja e Girkinit tha se ai u arrestua më herët sot.

Ai mund të përballet deri në pesë vjet burg nëse shpallet fajtor, raportojnë agjencitë ruse TASS dhe RIA.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka postuar në Twitter një video të Girkinit i cili si duket ishte paraqitur sot në gjykatë:

Exit mobile version