Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, thotë se ai është akuzuar për një çështje të re dhe përballet me “deri në 15 vjet të tjera të dënimit aktual” nëse shpallet fajtor.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, akuza e fundit vjen pas një dënimi me nëntë vjet që ai mori në mars të këtij viti për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, përpara të cilit ai tashmë po përballej me burgim deri në dy vjet.
Navalny ka argumentuar vazhdimisht se akuzat e Rusisë kundër tij janë të motivuara politikisht.
Kritiku i Putinit thotë se ai po akuzohet për krijimin e një një organizate ekstremiste dhe nxitje të urrejtjes ndaj autoriteteve.
Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, i përshkroi më parë akuzat si të dyshimta.
Navalny, 45 vjeç, shkroi për akuzat e reja në Twitter të martën. /Telegrafi/
2/6 How else can I explain the fact that not even eight days have passed since my 9-year high-security sentence came into force, and today the investigator showed up again and formally charged me with a new case.
— Alexey Navalny (@navalny) May 31, 2022