Me situatën e vështirë që po mbizotëron në Shqipëri këto ditë pas dy tërmeteve të tmerrshme që goditën Durrësin, shumë prej shqiptarëve janë vënë në dispozicion për të ndihmuar të mbijetuarit si dhe familjarët e viktimave.
Një numër i madh të fytyrave publike vendore kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë tragjedi, teksa ngjarja ka bërë jehonë deri te shqiptarët em famë botërore.
Rita ora, Dua Lipa, Gashi, Ava Max e Bebe Rexha kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë ngjarje – teksa kjo e fundit ka premtuar se më datë 2 dhjetor do të jetë në Shqipëri për të ndihmuar më nga afër bashkë-kombësit e saj.
Teksa Rita Ora dhe Bebe Rexha dhuruan përmes fondeve online, më në hije mbeti Dua Lipa deri në orët e së mbrëmjes të mërkurës, ku shpalosi detajet e saj për daljen në ndihmë të të prekurve nga kjo tragjedi.
I ati i këngëtares nga Kosova, Dukagjin Lipa, publikoi të mërkurën në Instagram një fotografi me motive kombëtare, për t’iu uruar shqiptarëve 28 nëntorin, në mbishkrimin e së cilës shkroi: “Në të mirë e në të vështirë gjithmonë bashkë, 28 nëntor, lutemi për Shqipërinë”.
Një nga komentuesit i kërkoi atij të shpjegojë faktin se si fondacioni i tij dhe i Duas, “Sunny Hill” ka dhuruar fonde në vlerë 250 mijë për art dhe kulturë në Kosovë.
Por ndjekësi pasues, përmes një llogarie që dyshohet të mos jetë e vërtetë, ka komentuar se kjo nuk është arsye që ata të mos ndihmojnë prapë për ngjarjen e vështirë të këtyre ditëve.
“Uau! Pra, vetëm për shkak të kësaj ai nuk mund të jetë i ndjeshëm dhe të pranojë ngjarjen e tmerrshme në Shqipëri”, ishte komenti i komentuesit.
Ndërkohë, frontmeni i grupit ODA mesa duket nuk e ka duruar situatën e krijuar, dhe ka vendosur të replikojë duke ia kujtuar ndjekësit që nuk është i aftë të komentojë ose kritikojë, përderisa këtë e bën përmes një llogarie të rreme.
“Kur i jepni vetes të drejtën për të kritikuar të paktën duhet të udhëhiqni me shembull. Ka 0 postime në llogarinë tuaj të Instagramit. Nëse ne nuk veprojmë euforikisht, do të thotë se nuk po punojmë drejt një plani të qëndrueshëm. Meqë ra fjala ju jeni aq të rremë sa llogaria juaj”, ka qenë replika e Dukagjinit në komentin e tij. /Telegrafi/