Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, thuhet t’i ketë përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe ta ketë nënshkruar kontratën me Interin.
Lajmin e konfirmojnë ekspertët e transferimeve, Ginaluca DiMarzio dhe Fabrizio Romano, ashtu që pritet vetëm zyrtarizimi nga klubet.
Sipas njoftimit, Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me Empolin në vlerë prej 14 milionë euro për shqiptarin.
Për më shumë, DiMarzio ka publikuar edhe video teksa futbollisti përshëndeti tifozët e klubit të tij të ri.
20-vjeçari thuhet ta ketë nënshkruar kontratën dhe më pas është larguar nga zyrat e Interit. /Telegrafi/