Këngëtari i njohur, Sabiani pak ditë më parë u bë sërish pjesë e Big Brother VIP Albania pasi ai ishte banori i shtëpisë së famshme edhe në edicionin e parë të formatit.
Pasi një takimi me të bijën e tij Keisi Medini e cila gjithashtu është pjesë e BBVA, Sabiani zbuloi se po bëhet banori i shtëpisë së famshme.
Keisi e cila ka krijuar një lidhje romantike me Kristi Aliajn u zu në befasi dhe çifti ishin në një situatat të sikletshme ditëve të fundit.
Dyshja madje në disa raste shfrytëzonin rastin që fshehurazi të qëndronin se bashku larg pranisë së Sabianit.
Megjithatë, këngëtari ka qëndruar i qetë duke mos diskutuar me për shumë gjëra me Kristin dhe Keisin.
Ndërkohë, sonte (e martë) Sabiani tha se ndonëse jashtë shtëpisë ka qenë kundër raportit të tyre, po ndryshon qëndrim për ta.
“Kristi po më futet në zemër. Vendim shumë i vështirë, por mjeshtërisht edukata e Kristi por në të ardhme do të shikoj reagimet e tij, unë shpresoj të ketë qenë respekti ndaj meje sesa ai sikleti mos kanë bërë ndonjë gabim, 90 përqind të gjërave nuk do të ua them këtu”, ka thënë ndër tjera Sabiani. /Telegrafi/