Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Kristi Aliaj dhe Keisi Medini prej javësh kanë nisur një njohje me njëri-tjetrin.
Dyshja pak ditë më parë në kuadër të lojës shkëmbyen puthjen e tyre të parë dhe kjo sot (e premte) ka vazhduar me një tjetër.
Derisa e para u justifikua se ishte në kuadër të lojës, ajo që ndodhi së fundmi ishte me reale dhe erdhi si hap i ndërmarrë nga Kristi.
Çifti që po përgatiteshin për spektaklin e vallëzimit që po ta realizojnë brenda shtëpisë së famshme “Dancing With Big Brother” kur erdhi një tjetër puthje në buzë.
Megjithatë, kjo puthjet ishte befasi për Keisin e cila u shpreh duke thënë se nuk e priste aspak.
Kujtojmë që raporti i tyre ka marrë vëmendje të madhe pasi thuhet se Kristi ka lënë një partnere jashtë shtëpisë dhe gjithashtu edhe babai i Keisit, këngëtari Sabiani është shprehur kundër kësaj marrëdhënie. /Telegrafi/