Telegrafi

Kristi Aliaj eliminohet nga Big Brother VIP Albania, rikthehet me biletën e fatit

Në spektaklin e radhës të Big Brother VIP Albania ndodhën të tjera situatat interesante, debate e befasi për disa prej banorëve.

Teksa një nga momentet më të veçuara të mbrëmjes ishte edhe eliminimi i një prej banorëve të nominuar.

Nga e shtuna e kaluar deri natën e sotme (e martë) u hap një televotim për tre banorët Olta Gixharin. Armaldo Kllogjeri dhe Kristi Aliaj.

Foto: Screenshot/Top Channel

I konsideruar si një prej nominimeve më të forta të këtij edicioni të BBVA, të tre si kurrë më parë u sollën në studio për të kuptuar se cili nga ta do të largohej.

Lexo po ashtu “Nëse nuk do të ishte me Luizin, Kiara do të na shikonte nga televizori” - Olta debaton ashpër me moderatoren

Banori i eliminuar pas 75 ditësh qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Kisti Aliaj, megjithatë ai u rikthye sërish pasi i qëlloi bileta e fatit për të vazhduar rrugëtimin. /Telegrafi/