Telegrafi

Kristen Stewart fiton nominimin e parë në Golden Globes 2022 me rolin e Princeshës Diana në “Spencer”

Kristen Stewart, 31-vjeçe, ka fituar nominimin e saj të parë për Golden Globes për rolin e Princeshës Diana në “Spencer”, meqë luajti në thuajse mbi 44 filma.

Bella Swan e “Twilight” është vlerësuar në kategorinë e ‘aktores më të mirë në një film dramtik’.

“Spencer” nxjerr në pah një version të trilluar të vendimit të Princeshës Diana për t’i dhënë fund martesës së saj me Princin Charles.

Kristen Stewart (Foto: Alamy Stock)

Filmi ndërkohë pati premierën në botë më 5 nëntor.

Lexo po ashtu Chanel bashkëpunon me Kristen Stewart për filmin “Spencer”

Stewart njihet më së shumti për rolin e saj kryesor si Bella Swan në sagën ‘Twilight’, por Kristen ka qenë në disa filma të tjerë të shquar duke përfshirë “Clouds of Sils Maria” dhe “Certain Women”.

Artistja ishte edhe aktorja më e paguar në botë në vitin 2012, ndërkohë që po xhirohej saga e “Twilight”.

Princi Charles, Princesha Diana dhe fëmijët e tyre (Foto: Getty Images)

Ylli amerikan u nderua me një çmim ‘Cesar’ po ashtu për aktoren më të mirë në një rol dytësor në “Clouds of Sils Maria” në 2018.

Nominimi vjen pas lajmit se aktorja është fejuar me skenaristen dhe autoren Dylan Meyer. /Telegrafi/

Kristen në rolin e Princeshës Diana (Foto: LMK)