Disa pjesë të Kalifornisë kanë pasur Krishtlindje të bardha, pasi reshjet e borës kanë ndodhur në zonat malore përreth këtij shteti amerikan.
Në zona tjera të Kalifornisë, ka qenë me reshje shiu dhe bubullima, duke rrezikuar banorët të ballafaqohen me vërshime dhe evakuim të banorëve, transmeton Telegrafi.
Zyrtarë të Universitetit të Kalifornisë, thonë se ekziston mundësia që reshjet e mëdha dhe të pandërprera në zonat malore në Doner Pass në Sierra Nevada, të tejkalojnë rekordin prej 4,6 metra borë që ishte regjistruar në vitin 1970.
Intermittently snowing above 3,000ft in Los Gatos. #CAwx pic.twitter.com/fxF25Vq5Km
— Jaden Schaul (@jadenschaul) December 26, 2021
Deri më tani këtë muaj janë regjistruar të paktën tri metra, e akoma pritet të ketë reshje gjatë 72 orëve të ardhshme.
Metereologët presin që pjesa perëndimore të Paqësorit të goditet nga stuhia e të ftohtit, ku Oregoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme e në Seattle janë hapur strehimore për të pastrehët. /Telegrafi/
Snow, snow, and more snow in Tahoe City, California on this Christmas Day! #CAwx #Snow #WhiteChristmas pic.twitter.com/6VaMzU0KQg
— WeatherNation (@WeatherNation) December 26, 2021