Disa kohë më parë, reperët Stresi dhe Don Xhoni, dukej se ishin miq të mirë.
Ata postonin fotografi së bashku, ndonëse në ditët e sotme nuk kanë të njëjtin raport.
Kosova së fundmi dërgoi një kërkesë për t’u bërë pjesë e Eurovision 2025, gjersa Stresi sugjeroi që Ylli Limani të jetë përfaqësues i Kosovës në garë.
Një person komentoi për Don Xhonin, teksa Stresi ia ktheu me ironi të madhe.
“Po si jo, edhe gjyshja ime, po të doni ua sjell se e ka zërin shumë karakteristik”, u shpreh artisti nga Shqipëria.
Ata tani nuk ndiqet në rrjete sociale dhe kjo dëshmon më shumë rreth marrëdhënies aktuale që kanë.
Të njëjtit po vazhdojnë me angazhimet e tyre në karrierë, projekte e koncerte. /Telegrafi/