E njihni Kris Dalipin? Ai është djali që e gjeni pranë çdo vajze të showbiz-it shqiptar.
Balerini shqiptar ka qenë pjesë e “Dancing with the stars”, por gjithashtu është përzgjedhur edhe si figurant në klipe të ndryshme.
Shumë këngëtare të njohura ose vajza të ekranit zgjedhin Krisin të jetë pjesë e videoklipeve ose reklamave të ndryshme. Dhe kryesisht djali simpatik ka realizuar video me skena tejet pasionante në shtratin e tyre.
Fillimisht ai ka qenë pjesë e videoklipit “Mala gata” të Ronela Hajatit. Madje Kris luante rolin e djaloshit me të cilin Ronela tradhtoi bashkëshortin e saj. Përveç shikimeve sensuale, ai i ka dhuruar këngëtares puthje të vërteta në buzë.
Më pas Krisin e pamë krah Ilda Bejlerit në spotin e “Digitalb”-it, ku të dy ata u shfaqën në skena erotike dhe jo vetëm kaq. Kjo është cilësuar si reklama më sensuale e vitit.
https://youtu.be/5UVpa7jxTWA