Site icon Telegrafi

Krijuesi i ChatGPT-s i bën thirrje SHBA-s për monitorim të Inteligjencës Artificiale

Krijuesi i chatbotit të avancuar ChatGPT iu ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë që të monitorojnë Inteligjencën Artificiale (AI).

Sam Altman, CEO i OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT-s, dëshmoi para një komiteti të Senatit të SHBA të martën për mundësitë – dhe grackat – e teknologjisë së re, transmeton Telegrafi.

Në pak muaj, disa modele të Inteligjencë Artificiale kanë hyrë në treg.

Altman tha se një agjenci e re duhet të formohet për të licencuar kompanitë e Inteligjencës Artificiale.

ChatGPT dhe programe të reja të ngjashme mund të krijojnë përgjigje tepër të ngjashme me njeriun për pyetjet – por gjithashtu mund të jenë jashtëzakonisht të pasakta.

Altman, 38 vjeç, është bërë një lloj zëdhënësi për industrinë në zhvillim. Ai nuk është shmangur nga adresimi i pyetjeve etike që ngre Inteligjenca Artificiale dhe ka bërë thirrje për më shumë rregullime.

Ndonëse, nuk vë në dyshim kapacitetin e AI-s, ai e pranoi edhe për rreziqet e tij të mundshme.

Ai gjithashtu pranoi ndikimin që mund të ketë AI në ekonomi, duke përfshirë gjasat që kjo teknologji mund të zëvendësojë disa vende pune, duke çuar në shkarkime nga puna në fusha të caktuara. /Telegrafi/

Exit mobile version