Site icon Telegrafi

Kreu i Wagnerit sërish sulmon udhëheqjen ushtarake ruse: I harruat luftëtarët tanë në Bakhmut

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin në deklaratën e tij të re të hapur sulmoi ushtrinë ruse sepse, siç thotë ai, nuk njohu angazhimin e luftëtarëve të grupit Wagner që morën pjesë në ‘marrjen’ e Bakhmutit.

Ndryshe pas më shumë se një vit luftime të ashpra dhe numri të madh të ushtarëve të vrarë rusë, kreu i grupit famëkeq rus pretendonte se kanë arritur ta marrin nën kontroll qytetin e Bakhmutit në lindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Kievi reagoi menjëherë duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar në terren, dhe se ushtria ukrainase gjendet atje duke mbrojtur pozicionet e saj dhe për asnjë moment nuk do të lejojnë që qytetin ta marrin nën kontroll rusët.

Lexo po ashtu Kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës: Rusët kanë minuar centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Bakhmuti është bërë pika më e nxehtë e luftës në Ukrainë, ku vet Prigozhin ka pranuar se dhjetëra mijëra luftëtarë të Wagnerit janë vrarë duke tentuar të avancojnë atje.

Madje ai ka sulmuar ushtrinë ruse se nuk po u dërgojnë armë dhe municion luftëtarëve të tij, që sipas Prigozhinit po përdoren si mish për top.

Prigozhin është gjithnjë e më i hapur në kritikat e tij ndaj Ministrisë ruse të Mbrojtjes, kështu që deklarata e tij u publikua në Telegram.

“Luftëtarëve, shumicës së luftëtarëve, nuk iu dha asgjë. Listat janë në Ministrinë e Mbrojtjes, por sipas informacioneve ka mendime të dyta për nënshkrimin, të gjithë tashmë kanë harruar që kanë luftuar dhe kanë vdekur atje”, shtoi Prigozhin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version