Telegrafi

Kreu i Wagnerit, Prigozhin: Oligarkëve duhet t’iu merret pasuria për të financuar luftën në Ukrainë

Yevgeny Prigozhin, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin dhe kreu i grupit ushtarak mercenar Wagner, sulmoi oligarkët dhe rusët e tjerë të pasur.

Prigozhin, i cili rrallëherë është shfaqur në publik në të kaluarën, mbrojti idenë e marrjes “së pasurisë së oligarkëve për të financuar luftën në Ukrainë”.

“Ata janë të frikësuar. Ata e duan rehatinë e tyre. Ata duan të zhyten në një pishinë të ngrohtë në mbrëmje dhe të kënaqen. Njeriu duhet të kuptojë një herë se duhet të ndahet nga gjithçka që ka – nga bota joshëse, restorantet, ilixhat dhe pishina. Sa më shpejt të bëhet, aq më mirë”, tha 61-vjeçari.

Ai, i cili konsiderohet gjithashtu një oligark rus në Perëndim, është nën sanksione nga qeveritë perëndimore për shkak të rolit të grupit Wagner në pushtimin rus të Ukrainës.

Prigozhin po kërkohet edhe nga Byroja Federale e Investigimeve (FBI) për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020.

Një figurë e gjatë në hije, Prigozhin kohët e fundit rekrutoi kriminelë rusë për luftën në Ukrainë në këmbim të amnistisë. Ai po ashtu gjithnjë e më shpesh po kritikon publikisht kreun e ushtrisë ruse për mënyrën se si po zhvillohet lufta kundër Ukrainës. /Telegrafi/