Telegrafi

Kreu i Wagnerit: Kundërofensiva ukrainase mund të bëhet tragjedi për Rusinë

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ka thënë se një kundërofensivë ukrainase mund të kthehet në një “tragjedi” për Rusinë ndërsa luftëtarët që i drejton, po u mungonte municioni.

Për muaj të tërë Wagner ka udhëhequr sulmin rus në Bakhmut, qytetin lindor të Ukrainës, raporton theguardian.

Prigozhin është një aleat i presidentit Vladimir Putin, por si kreu i një formacioni paraushtarak ka qenë i përfshirë në një luftë për pushtet me ministrinë ruse të mbrojtjes.

“Ne (Wagner) kemi vetëm 10-15 për qind të predhave që na duhen”, tha ai, duke fajësuar udhëheqjen e ushtrisë së Rusisë.

Ai foli në një intervistë për korrespondentin rus të luftës pro-Kremlinit, Semyon Pegov.

Prigozhin tha se pret që kundërsulmi i ukrainasve të fillojë në mes të muajit maj, “kjo kundërofensivë mund të bëhet një tragjedi për vendin tonë”.

Ndryshe, Wagner raportohet se çdo ditë po dërgon arkivole me trupa të pajetë të pjesëtarëve të saj në Rusi. /Telegrafi/