Një rast i vjedhjes ishte raportuar ditë më parë në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan. Policia ka arritur që të martën të arrestoj të dyshuarin.
Sipas policisë i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në dy markete – lokacione të ndryshme.
Si prova materiale janë sekuestruar: dy telefona mobil, 230 € kesh para, dhe një sasi të cigareve në vlerë rreth 500 €.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/