Site icon Telegrafi

Kreu i NATO-s bën thirrje për më shumë armë për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se duhet mbështetje e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

Stoltenberg tha para gazetarëve në Hagë, se Ukraina duhet të ketë më shumë armë të rënda, transmeton Telegrafi.

Aleanca Veri-Atlantike dhe partnerët e saj kanë siguruar armë të rënda për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus, megjithatë është bërë e ditur se akoma duhet të vazhdohet me këtë praktikë.

Lexo po ashtu Hapet për herë të parë korridori humanitar në Severdonetsk

Ai theksoi se kjo çështje do të diskutohet sot në Bruksel në selinë e NATO-s, ku do kërkohet mbështetja e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

“Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë, pasi nuk mund të parashikojmë se kur mund të përfundojë”, shtoi Stoltenberg. /Telegrafi/

 

Exit mobile version