Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër e (mitur) K/Shqiptare”, njofton policia.
Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/