Ukraina ka përdorur rreth 50 dronë në sulmin e fundit në Moskë dhe rajonet tjera të Rusisë, që kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin e cilësoi si një prej sulmeve më të mëdha në këtë qytet.
E lidhur me këto sulme është deklaruar edhe kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, sulmi ka ndodhur në mesin e 20-21 gushtit, kurse ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se dronët janë rrëzuar në rajonin e Moskës – derisa po lëviznin drejt kryeqytetit rus.
Budanov tha se dronët kishin shënjestruar qendrat e inteligjencës në qarkun e Podoslkut në periferi të Moskës, sikurse edhe ato në afërsi të aeroportit Ostafyevo.
Dronët gjithashtu shënjestruan bazën ushtarake Millerovo në rajonin e Rostovit, rreth 850 kilometra në jug të vendit.
Budanov theksoi se Ostafyevo ishte një “shënjestër e rëndësisë së lartë”, për faktin ise është një bazë ajrore nga ku nisen për sulme në Ukrainë aeroplanët luftarakë rusë. /Telegrafi/
The Mayor of Moscow Sergei Sobyanin says that Russian air defenses have shot down 10 UAVs tonight. He says this is one of the largest UAV attacks on Moscow. https://t.co/Fk4PJ3ru7yhttps://t.co/D1btneEetghttps://t.co/B9Lzrn2hWJhttps://t.co/b768uROrm3https://t.co/BKMIfnmCqo pic.twitter.com/hkY84VoGpI
— Rob Lee (@RALee85) August 21, 2024