Site icon Telegrafi

Kreu i Inteligjencës ruse: Fati i Rusisë do të vendoset në ditët në vijim

Kreu i Inteligjencës së Jashtme ruse, ka thënë se fati i vendit të tij do të vendoset në ditët në vijim.

Sergei Naryshkin, kreu i SVR-së ruse, i tha panelit në një event të mbajtur në Moskë, se Rusia “është duke përjetuar një moment të vërtetë historik”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukraina fillon një kundërsulm të fuqishëm ndaj ushtrisë ruse

Kryespiuni rus gjatë fjalimit të tij është fokusuar në rëndësinë e sovranitetit, dhe i tha delegatëve se “sovraniteti është i garantuar si dhe dinjiteti i qytetarëve rusë”.

Në anën tjetër delegacioni ukrainas dhe ai rus, janë duke vazhduar bisedimet për armëpushim dhe mundësinë e tërheqjes së trupave ruse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version