Kreu i Grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin thotë se dëshiron të kandidojë për pozitën e Presidentit të Ukrainës në vitin 2024.
Lidhur me këtë rast, Anton Gerashchenko këshilltar i ministrisë së brendshme ukrainase i cili shpërndau edhe videon në Twitter të Prigozhin, tha se deklarimi i këtij të fundit synon të largojë vëmendjen nga ambiciet e tij politike në Rusi, ku ai ëndërron të vijë në pushtet dhe ndoshta të jetë pasardhësi i presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
Në videon të cilin e kishte shpërndarë Gerashchenko, është Prigozhin ai i cili flet për planet e tij për të kandiduar për President.
Prigozhin said he wants to run for president of Ukraine in 2024
This statement is intended to divert attention from his political ambitions in Russia, where he dreams of coming to power and possibly being Putin’s successors pic.twitter.com/sSGEXUUcDO
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 11, 2023
“Kam vendosur të kandidoj për President të Ukrainës në vitin 2024. Do të kandidoj për zyrë me Poroshenkon dhe Zelenskyn”, thotë ai në videon e cila u përkthye edhe në gjuhën angleze.
Por derisa Prigozhin po bënte të ditur këtë lajm ai ndërpritet vazhdimisht nga bombardimet e zhurmshme në sfond, ai madje disa herë ndalet pasi krisma e fuqishme ia hup koncentrimin.
Grupin të cilin e udhëheqë Prigozhin lufton tash e sa kohë krah Rusisë në Ukrainë, dhe së fundmi kanë qarkulluar tensione mes grupit mercenar dhe Kremlinit. /Telegrafi/