Themeluesi i grupit mercenar Wagner, Yvgeny Prigozhin, thotë se se luftëtarët e tij nuk do të nënshkruajnë asnjë kontratë me ministrinë ruse të mbrojtjes.
Ministria tha të dielën se të gjitha “grupet vullnetare”, do të duhet të nënshkruajnë kontrata deri në fund të muajit, transmeton Telegrafi.
Masa synon që t’i vendosë vullnetarët, përfshirë grupin mercenar, nën kontrollin e ministrisë.
“Wagner nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë me (ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu)”, tha Prigozhin.
Ai tha se Wagner është i integruar në sistemin e përgjithshëm dhe është plotësisht në varësi të interesave të Rusisë, por struktura e saj komanduese do të dëmtohet nëse do të duhej t’i raportonte Shoigut.
Prigozhin ka kritikuar vazhdimisht liderët më të lartë ushtarakë të Rusisë për mënyrën se si menaxhojnë luftimet në Ukrainë. /Telegrafi/