Krerët shtetëror në Maqedoni kanë uruar qytetarët krishterë për festën e hedhjes së kryqit, e cila shënohet sot.
Mesazhi kryesor i Gjorge Ivanovit, Zoran Zaevit, Talat Xhaferit dhe të tjerëve është që të mbizotërojë paqja, qetësia dhe harmonia, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjorge Ivanov:
“Si simbol i fillimit të ri, “Pagëzimi” duhet të na rikujtojë të mos kthehemi në të vjetrën, por të kthehemi drejt jetës së mbushur me dashur, përulje, mëshirë dhe solidaritet”.
Zoran Zaev:
“Mesazhet e kësaj feste duhet të jenë shpresa dhe mendimi për të mirë, shpresoj që e mira dhe e bukura të mos ndalojnë asnjëherë”.
Talat Xhaferi:
“Në emër të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë dhe në emrin tim personal, gjithë qytetarëve krishter ua uroj festën e Pagëzimit. Kjo festë dhe gjithë festat tjera, janë momente në të cilat bashkohen njerëzit dhe dhurohen mendime të mira, respekt, mirëkuptim dhe dashuri”./Telegrafi/