Megjithëse ishte e nominuar për të fituar Oscar, Rita Ora nuk ia arriti dot të rrëmbej këtë trofe të çmuar të kinematografisë botërore.
Në fakt, shumë analistë botërorë të muzikës e vlerësuan me notë të lartë performancën e këngëtares shqiptare, por fituesi i kategorisë së “Këngës Origjinale” u shpall, John Legend dhe Common, me kolonën zanore të filmit “Selma”, – Glory, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se Rita në kategorinë e lartpërmendur ishte e nominuar me kolonën zanore të filmit “Beyond the Lights”, – Grateful. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=U0FJy67C3pw
https://www.youtube.com/watch?v=F0dYGe5V3zE