Telegrafi

Kremlini “pret progres” lidhur me marrëveshjen për importimin e mallrave në enklavën e Kaliningradit

Kremlini ka njoftuar se pret progres lidhur me marrëveshjen me Bashkimin Evropian sa i përket lejimit të Rusisë për transportimin e disa mallrave, që aktualisht janë në listën e sanksioneve.

Lituania tashmë ka bllokuar Rusinë për të dërguar disa mallra në Kaliningrad – që është territor i ndarë nga Rusia dhe Lituania, kurse Polonia ka bllokuar portin në Baltik – duke nxitur një lloj zemërimi në Moskë dhe premtim për hakmarrje, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër Lituania ka thënë se mallrat si metalet janë pjesë e sanksioneve të BE-së, dhe se nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga ky vendim, pavarësisht paralajmërimit të Moskës për hakmarrje.

Lexo po ashtu Kievi pretendon se Rusia ka humbur 37.570 ushtarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Në këto sanksione përfshihen edhe çimentoja, druri dhe alkooli. E zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se nuk ka ndonjë finalizim sa i përket kësaj qështje.

“Presim progres, por nuk mund të themi se problemi është eliminuar”, shtoi ai duke iu referuar marrëveshjes mes BE-së dhe Rusisë që mund të arrihet.

Guvernatori rajonal i Kaliningradit, tha se gjysma e mallrave që vijnë mes Rusisë dhe enklavës do të goditen nga ndalesa si pasojë e sanksioneve. /Telegrafi/