Instituti për Studimin e Luftës në raportin e fundit njoftoi se mobilizimi i vazhdueshëm i fshehtë dhe përgatitjet për një valë të re mobilizimi ka të ngjarë të përkeqësojnë cilësinë e përgjithshme të trupave ruse që dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
“Kjo ka të ngjarë të dërgojë në një cilësi edhe më të ulët të trajnimit për rekrutët e mobilizuar sepse kapaciteti i trajnimit është shumë i ulët,” raportoi ISW.
Ndërkohë, forcat ukrainase zmbrapsën rreth 100 sulme ruse në rajonin lindor të Donetskut në 24 orë, tha të premten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
#Russian officials are preparing for further covert mobilization efforts even as the fall #conscription cycle is underway, likely further flooding the already overburdened Russian force generation apparatus.https://t.co/TXfX9t71ft pic.twitter.com/E4aKmzGWjI
— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) November 19, 2022
“Luftime shumë të ashpra vazhdojnë në rajonin e Donetsk… nuk ka ndërprerje të luftimeve. Nuk ka pasur qetësi”, tha Zelensky.
“Në 24 orë, rreth 100 sulme ruse u zmbrapsën në rajonin e Donetskut”, shtoi ai.
Ndryshe, Bashkimi Evropian do të trajnojë rreth 15 mijë trupa ushtarake ukrainase gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/