Rusia nuk e konsideron veten në luftë me NATO-n për Ukrainën, ka thënë ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov për Al Arabiya News me bazë në Dubai.
“Për fat të keq, NATO, duket se e konsideron veten në luftë me Rusinë”, tha Lavrov derisa lufta në Ukrainë hyn në javën e nëntë, transmeton Telegrafi.
“Udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, shumë prej tyre, në Angli, në Shtetet e Bashkuara, Poloni, Francë, Gjermani dhe natyrisht kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, ata thonë troç, publikisht dhe vazhdimisht, ‘Putini duhet të dështojë, Rusia duhet të mposhtet’”.
“Kur përdor këtë terminologji, besoj se mendon se je në luftë me personin që dëshiron të mposhtet”.
Lavrov akuzoi gjithashtu Kievin për ndryshimin e pozicionit të saj nën urdhrat sipas tij të SHBA-së dhe Britanisë dhe pretendoi se bisedimet me Ukrainën kishin ngecur për shkak të “dëshirës së Kievit për të luajtur vazhdimisht lojëra”. /Telegrafi/