Telegrafi

Kremlini mohon vrasjen e Prigozhinit

Rusia ka mohuar akuzat se qëndron prapa vrasjes së shefit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka thënë për BBC se pretendimet që Kremlini dha urdhrin për ta vrarë Prigozhinin janë “një gënjeshtër e plotë”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Prigozhin gjithashtu “vdiq” në vitin 2019 nga rrëzimi i aeroplanit – dy ditë më vonë u shfaq i gjallë

“Në Perëndim sigurisht që ky spekulim vjen nga një kënd i caktuar. E gjithë kjo është një gënjeshtër e plotë. Sigurisht që kur flasim për këtë çështje duhet të udhëhiqemi vetëm nga faktet”.

“Nuk kemi shumë fakte për momentin, faktet duhet të sqarohen gjatë hetimeve zyrtare që po kryhen tani”.

Kreu i grupit Wagner dhe nëntë persona të tjerë u shpallën të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Tver të Rusisë.

Lexo po ashtu A e falsifikoi Prigozhin vdekjen e tij? Këto janë disa pretendimet që e mbështesin këtë teori!

Autoriteti i Aviacionit Civil të Rusisë tha se në aeroplanin privat kishte qenë edhe Prigozhini.

Të enjten autoritetet ruse raportuan se 10 trupat të cilët kishin qenë në bordin e aeroplanit ishin gjetur.

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se vdekja e kreut të grupit mercenar rus nuk ishte për t’u habitur. /Telegrafi/