Telegrafi

Kreacionet nga “vetura e të ardhmes” (Video)

Në filmat nga seria “Back to the Future”, DeLorean është përdorur si auto me të cilin udhëtohet nëpër kohë. Tani, Rich Wicensel nga Chicago nga ky automobil bën çfarë t’i bie ndër mend.

51-vjeçari ka filluar ta përpunojë DeLorean DMC-12s që nga viti 2000 meqë e kishte njohur krijuesin e këtij modeli, John Delorean.

Në 14 vjetët e shkuar nga punëtoria e tij doli DeLorean ‘monster truck’, limuzinë e zgjatur me gjashtë dyer që hapen nga lart, kabriolet, replikë e versionit nga “Kthim në të ardhmen”, e madje edhe ‘howercraft’.

Wicensel, i cili me profesion është programues, thotë se ende ka shumë ide që ka ndër mend t’i realizojë, nëse ka mjaft para e kohë. /Koha/Telegrafi/