Telegrafi

Kreacionet e dizajneres Fjolla Nila në Festivalin e Kanës

Farah (Foto: fafiabdelaziz)

Kreatorja e modës, Fjolla Nila, vazhdon të prekë suksese edhe në rrafshin ndërkombëtar duke bashkëpunuar me emra të njohur të ekranit.

Së fundmi, kreacionet e dizajneres nga Kosova janë prezantuar edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Farah është personaliteti i radhës nga yjet ndërkombëtare që ka zgjedhur ta veshë një fustan të dizajnuar nga Fjolla dhe dukej për mrekulli.

25-vjeçarja nga Libani u bë e popullarizuar falë serialit real televiziv me bazë në Bejrut, “The Sisters”, i ngjashëm me versionin amerikan të “Keeping Up With the Kardashians”.

Lexo po ashtu Aishwarya Rai i beson veshjen brendit "Fjolla Nila", kreatorja tregon se si arriti deri te bashkëpunimi mes tyre

Alice, Nadine dhe Farah Abdel Aziz, të cilat kanë edhe një motër të katërt, Diana, e cila jeton në Nigeri, u bënë të famshme me serialin e tyre dhe pastaj vazhduan me projekte të tjera.

Ajo e ka publikuar edhe një video, në të cilën shfaqet me fustanin e dizajnuar nga Fjolla Nila dhe i pyet ndjekësit se çfarë mendojnë për dukjen e saj. /Telegrafi/