Deputeti Frashër Krasniqi, i ka reaguar LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilët kanë dalë kundër PSD-së, me përfshirjen e këtyre të fundit në procesin e dialogut.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi thotë se LDK po vajton, Vetëvendosje po qet fall kurse PSD po forcohet.
“Isa Mustafa paska deklaru që ne si parti i kemi 3%, prandaj nuk mund të marrim pjesë në dialog. Aq shumë iu ka fiksu kjo shifër qysh prej keqpërdorimeve të fondit të 3 përqindëshit, saqë kurrqysh s’po mundet me e largu prej mendjes. Por derisa Isa dhe LDK vajton, e ai sekti tjeter qet fall, PSD po ecë përpara e po forcohet. Gjithmonë keni qenë falltarë të dobët. Krejt parashikimet kanë me ju dështu”, ka shkruar Krasniqi.
Reagimi i Frashër Krasniqit erdhi pasi Isa Mustafa ka deklaruar të dielën se arnimet që po përpiqet t’i bëjë koalicioni qeverisës me ekipe hibride dhe jolegjitime janë shprehje që Qeveria aktuale e ka pranuar pafuqinë e saj për dialogun dhe mungesën e shumicës.
Ndërkaq, deputetja e VV-së ka thënë se “në dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit (PSD) fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre./Telegrafi