Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, është takuar në Durrës me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcin, më parë shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Disa media raportojnë se në këtë takim Krasniqi i ka kërkuar Grabovcit nënshkrimin për rrëzimin e qeverisë me anë të mocionit të mosbesimit iniciuar nga Nisma për Kosovën.
Në takim është parë edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala.
Fotot nga ky takim janë publikuar fillimisht nga portali Ferizajpress.
Sipas të njëjtit portal, në të njëjtin vend gjendej edhe pjesa tjetër e kryesisë së Nismës, përfshirë kryetarin Fatmir Limaj.