Telegrafi

Krasniqi i reagon Kurtit: Ti tuc ke lind, e tuc ke me dal nga këtu

Fjalimi i kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës lidhur me grevën në arsim, ka nxitur reagimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryeministri shtoi se nuk është e çuditshme që opozita po e mbështet grevën.

“Po shihet komplet opozita e mbështet grevën, dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti me shurdhues”, tha Kurti, duke lëshuar më pas seancën e Kuvendit.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili e quajti Kurtin “tuc”,

“Me kënd me repliku me këtë tuc, ky tuc ka lind, tuc ka me jetu dhe tuc ka me dal prej këtu. Ky është tuc që ik prej të vërtetës. Dul e lëshoj një grusht miza edhe iki se nuk mundet me u ballafaqu me të vërtetën”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se ne të gjithë jetojmë në imazhin e Albin Kurtit, e jashtë atij imazhi nuk ka asgjë të drejtë e të vërtetë.

“Kjo është arsyeja që Kosova ka ardhur në këtë dergje. Kam frikë që ky është tu i besu gënjeshtrat e veta”, tha Krasniqi, duke shtuar se po ta mbështeste grevën opozita ndryshe do të ishte gjendja. /Telegrafi/