Telegrafi

Krasniqi: Nuk japim toka për viza (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë “NISMA për Kosovën” Jakup Krasniqi ka thënë në emisionin INFO BOX të RTV Dukagjinit se assesi nuk do të lëshojnë pe që në këmbim të lëvizjes së lirë të dy milionë banorëve të heqin dorë nga kundërshtimet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Krasniqi ka thënë se NISMA dhe AAK do të vazhdojnë të kundërshtojnë këto dy projekte.

“Me asnjë çmim nuk duhet të lejohet pa u formu një Komision i ri dhe pa u rishiku edhe njëherë ajo Marrëveshje nga fillimi”, tha Krasniqi.

Ai tha se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë. /Telegrafi/