Telegrafi

Deputeti egjiptian, Krasniqi: Do ta votojmë qeverinë e re

Foto: Arkiv

Elbert Krasniqi, nga komuniteti egjiptian, i cili drejton Iniciativën e re Demokratike të Kosovës, pas takimit që zhvilloi në Kuvendin e Kosovës me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani si dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti, në një prononcim për media tha se do ta votojnë formimin e Qeverisë Kurti.

Krasniqi po ashtu tha se në takim kanë diskutuar për hapat e tjerë në formimin e institucioneve të vendit.

“Takuam Osmanin dhe Kurtin ku diskutuam për hapat e tjerë në formimin e institucioneve. Ne jemi të përfaqësuar në Kuvend me një deputet dhe vota jonë do të jetë për formimin e qeverisë Kurti dhe për presidenten Osmani”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/